Braçe: Qeveria vret shqiptarët me kequshqyerjen

Deputeti i PS-së Erjon Brace, në një deklaratë për shtyp nga selia rozë, ka akuzuar qeverinë përsa i takon rritjes së çmimeve ndërsa sipas tij, qeveria vret shqiptarët me kequshqyerjen.
“ Një qeveri që vret për të vjedhur, vret për të sunduar nuk ndalet në asgjë. Interesi i një qeverie të tillë nuk funksionon më si shërbim publik ndaj njerëzve të zakonshëm e në nevojë të këtij vendi. Familja biologjike, nepotike, politike dhe interesat e saj,pasurimi e pronësimi, janë qëllimi i sundimit dhe aryeja përse qeveria i vret njerëzit e zakonshëm e në nevojë të këtij vendi. Qeveria është në detyrë për të vjedhur e vrarë për të vjedhur! Qeveria nuk është në detyrë për të shërbyer ndaj çdo shqiptari! Në dy muajt e fundit, çdo familje shqiptari është në vështirësi të madhe, kjo për shkak të çmimeve në rritje të pandalshme, për shkak të monopoleve të një grushti politikanësh të korruptuar në pushtet që po përcaktojnë çmimet e çdo produkti për çdo shqiptar, për shkak të shpronësimit të vazhdueshëm të cdo shqiptari nga pasuria publike prej vendimmarrjes së paligjshme të të njëjtit grusht politikanësh të korruptuar në pushtet”.
Më tej, Braçe deklaroi se opozita i ka kërkuar Kuvendit që Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë të japë shpjegime, përsa i takon rritjes së pandalshme të cmimit të ushqimeve bazë, energjisë elektrike, naftës e gazit, refuzimit të masave të përkohshme e të përhershme për të mbuluar në afat të shpejtë e afatgjatë efektet dramatike mbi cdo fëmijë e të moshuar si dhe mbi buxhetet familjare të cdo shtëpie në Shqipëri.
“ Ministri i Financave të japë shpjegime, të marrë e mbajë përgjegjësi të menjëhershme për vendosjen me këmbëngulje të pa justifikuar të TVSH 10% për barnat e cdo lloji e për cdo kategori social rritjen e menjëhershme e të qendrueshme të cmimit të tyre rritjen e menjëhershme të kostos të shërbimeve spitalore për këtë shkak refuzimin e masave të menjëherëshme e të qendrueshme për mbulimin e kostove për cdo individ, familje dhe cdo shërbim të pezulluar për këtë shkak në spitale. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës të japë spjegime e të dorëzojë menjëherë listën e 1280 pasurive publike të nxjerra në shitje, duke bërë publike arsyet, qëllimin dhe përfitimet publike nga ky shpronësim i ri dhe përfundimtar i shqiptarëve” tha Braçe.