PS Qeveria po vret shqiptaret me varferine

Tirane 23 shkurt NOA 8211 Nenkryetari i Grupit te PS Erjon Brace akuzoi sot qeverine se eshte e paafte per te mbajtur nen kontroll rritjen e cmimeve duke e bere ne kete menyre edhe me te veshtire jeten e qytetareve. Brace u shpreh se qeveria po vret shqiptaret me papunesine.
Qeveria nje muaj me pare i vrau fizikisht shqiptaret te papune e pa te ardhura. Por ka te pakten tre muaj qe po i vret biologjikisht duke i mohuar cdo sherbim jetesor nga ushqimi- qe prej muajsh eshte kequshqimi tek shendeti-qe prej muajsh eshte i pamundur per shkak te cmimeve ne rritje per cdo sherbim e bar ne cdo spital per femije e pleq se pari tha sot Brace. Ai u shpreh se ne dy muajt e fundit cdo familje shqiptari eshte ne veshtiresi te madhe per shkak te cmimeve ne rritje te pandalshme per shkak te monopoleve te nje grushti politikanesh te korruptuar ne pushtet qe po percaktojne cmimet e cdo produkti per cdo shqiptar per shkak te shpronesimit te vazhdueshem te cdo shqiptari nga pasuria publike prej vendimmarrjes se paligjshme te te njejtit grusht politikanesh te korruptuar ne pushtet. Secili ne Qeveri po perfiton cdo shqiptar i zakonshem po paguan tha sot gjate nje konference per mediat deputeti i PS-se Erion Brace.
Ai u shpreh se nje Qeveri qe vret per te vjedhur vret per te sunduar nuk ndalet ne asgje. Interesi i nje Qeverie te tille nuk funksionon me si sherbim publik ndaj njerezve te zakonshem e ne nevoje te ketij vendi. Familja biologjike nepotike politike dhe interesat e saj- pasurimi e pronesomi jane qellimi i sundimit dhe arsyeja perse Qeveria i vret njerezit e zakonshem e ne nevoje te ketij vendi. Qeveria eshte ne detyre per te vjedhur e vrare per te vjedhur Qeveria nuk eshte ne detyre per te sherbyer ndaj cdo shqiptari tha ai Brace u shpreh se opozita po perfaqeson interesat e popullit dhe eshte mazhoranca ajo qe sot u largua nga kuvendi.
Ai kerkoi nga ministri i Ekonomise qe te jape shpjegime te marre e mbaje pergjegjesi te menjehershme per rritjen e pandalshme te cmimit te ushqimeve baze bukes miellit sheqerit vajit vezes mishit-jetike energjise elektrike naftes e gazit refuzimit te masave te perkohshme e te perhershme per te mbuluar ne afat te shpejte e afatgjate efektet dramatike mbi cdo femije e te moshuar si dhe mbi buxhetet familjare te cdo shtepie ne Shqiperi. Ai u shpreh se i ka kerkuar ministrit te Financave te flas per gjendjen ekonomike dhe te jap shpjegime se perse barra fiskale eshte rritur ne vend. Ministri i Financave te jape shpjegime te marre e mbaje pergjegjesi te menjehershme per vendosjen me kembengulje te pa justifikuar te TVSH 10 per barnat e cdo lloji e per cdo kategori sociale rritjen e menjehershme e te qendrueshme te cmimit te tyre rritjen e menjehershme te kostos te sherbimeve spitalore per kete shkak refuzimin e masave te menjehershme e te qendrueshme per mbulimin e kostove per cdo individ familje dhe cdo sherbim te pezulluar per kete shkak ne spitale tha Brace. Deputeti i PS-se shtoi se ministria e Ekonomise duhet te jap shpjegime dhe per listen e 1280 pasurive publike te nxjerra ne shitje.
Ne lidhje me situaten ekonomike ne vend Brace shtoi se drejtuesit e Autoritetit te Konkurrences duhet te japin informacion per tregun e energjise tregun e naftes e gazit tregun e grurit dhe miellit per buke tregun e vajit tregun e sheqerit tregun bankar transferimin e vendosur permes shpronesimit te publikut te monopoleve shteterore si te tilla tek privati refuzimin e qendrueshem madje mbrojtjen e monopoleve dhe perfitimeve te medha prej tyre nga Qeveria identifikimin e cdo perfituesi te drejtperdrejte prej monopoleve ne keto tregje a.k/NOA
Lajme te ngjashmeShefi i delegacionit te BE takon Ramen KQZ Vende vakante per 66 komisioneret e PSPS Rritja e TVSH nuk uli cmimet e barnaveDemonstrata ndryshon intenerari hapet Rruga e DurresitBerisha Rama demtoi vendin dhe PS Lidhjecmimet Erion Brace monopolet PS varferia