E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Kemi humbur te gjithe bashke

Formula 1 Spanjolli mbron skuadren Ferrari pas akuzave te mediave dhe politikes

Jemi nje skuader fitojme dhe humbasim te gjithe se bashku. Eumlshte e padobishme qe te kerkojme fajtorin. Ne kete menyre Fernando Alonso i hedh uje zjarrit. Piloti spanjoll i Ferrarit i cili humbi titullin per pilot ne garen e fundit ne Abu Dhabi per shkak te zgjedhjeve te gabuara te drejtuesve ka dale ne mbrojtje te skuadres duke tentuar te ule tensionin. Gjithcka ka ardhur pas shkrimeve ne mediat spanjolle te cilat e kane akuzuar skuadren kokekuqe si fajtoren e vetme per deshtimin e dy here kampionit te botes ne Abu Dhabi ku ai humbi ne menyre te pabesueshme kampionatin. Error al cubo ishte titulli i gazetes Marca e cila e vinte theksin te strategjia e gabuar e Ferrarit dhe te frika per te luftuar duke qendruar gjate gjithe gares ne mbrojtje. Gjithsesi kjo e perditshme ka vene ne dukje edhe fajin e Alonsos dhe te nisjes se tij te keqe Alonso sale mal y es adelantado por Button. As dilte dukshem ne krah te pilotit asturian duke ia faturuar te gjithe fajin Ferrarit Por marcar a Webber se le escaparon Vettel y el tigravetulo Duke u mbrojtur nga Veber u humbi nga syte Feteli dhe titulli lexohej ne gazeten madrilene. Te njejtin qendrim kishte edhe El Mundo Alonso se pierde nel deserto ishte titulli i madh qe shpjegonte se si 29-vjecari humbi luften per titull per shkak te inexplicable estrategia te skuadres. Disfata e Ferrarit eshte shnderruar edhe ne nje teme politike ne Itali mjaft politikane madje edhe ministri Kalderoli kane kerkuar qe presidenti i kokekuqes Luka Kordero di Montexemolo te jape doreheqjen.

Polemikat me te medha kane ardhur per pit-stop-in ne xhiron e 16-te pikerisht episodi qe largoi Alonson nga kater vendet e para dhe i dhuroi Sebastian Fetelit titullin e pare ne Formula 1. Nje gabim trashanik ne perllogaritje nga strateget e Ferrarit qe shkaterroi punen e nje sezoni. Gjithsesi piloti spanjoll kerkon ta mbylle gjyqin ndaj skuadres inxhiniereve dhe drejtuesve Tani eshte e kote qe te kerkojme fajtorin nje boteror qe te iken nga duart vetem per 4 pike pas 19 garave mund te jete humbur ne mjaft raste dhe jo vetem ne garen e fundit te sezonit. Ne jemi nje skuader fitojme dhe humbasim se bashku. Me tej ai shpjegoi se dita pas perfundimit te Cmimit te Madh ne Abu Dhabi ishte mjaft e veshtire por ne kompleks ky boteror mund te vleresohet me noten 10. Natyrisht qe eshte e dhimbshme te jesh kaq afer finishit dhe ta shikosh titullin qe te humbet ne kete menyre megjithate sporti keshtu e ka. Duhet te pranosh cdo rezultat. Kemi perjetuar momente shume te bukura ku njeri prej tyre eshte podiumi ne garen e Monzas. Keto kujtime do te mbeten te pandryshueshme ne kujtesen time dhe asnje zhgenjim nuk do ti fshije. Pavaresisht asaj qe ndodhi Alonso vazhdon te jete i dashuruar me Ferrarin Ndihem i lumtur qe jam pjese e kesaj skuadre e kesaj familjeje dhe e historise se saj te jashtezakonshme. Jemi nje ekip i jashtezakonshem dhe do ta tregojme ne keto momente te veshtira. Mekaniket kane nisur menjehere punen per makinen e sezonit tjeter dhe po pres me padurim testimet e kesaj fundjave ne Abu Dhabi. Deshira per te reaguar menjehere dhe per te punuar me shume ne ndjekje te fitores jane arsyet qe ndihem edhe me i dashuruar me Ferrarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›