E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre gola ne pjesen e dyte Kastrioti permbys Teuten

Superiore Leci Alvizh e Babic bejne te pavlefshem avantazhin e durrsakeve me Pepen

Kastrioti e mbyll me fitore fazen e pare te Kategorise Superiore duke mposhtur 3-1 Teuten. Edhe pse ne pamje te pare rezultati final jep pershtypjen e nje triumfi te thjeshte sfida me durrsaket nuk ka qene si nje shetitje per skuadren e drejtuar nga Ramazan Ndreu. Krutanet e pane veten ne dizavantazh ne pjesen e pare te takimit megjithate ne fraksionin e dyte te lojes ata arriten te permbysnin shifrat duke marre tri piket e plota. E verteta eshte qe kur nuk ke piket edhe pozitat ne klasifikim nuk jane komode loja nuk ngrihet ne nivelin e kerkuar. Kjo u pa edhe ne pjesen e pare te ndeshjes ku skuadra dukej mjaft e tensionuar dhe vuajti. Ne pjesen e dyte ndryshuam dicka arritem edhe te shenonim tre gola. Gjithsesi une e theksoj se ngarkesa psikologjike ka ndikuar ne paraqitjen tone deklaroi Ndreu. Teuta kaloi e para ne avantazh kur kronometri tregonte 30 minuta loje ishte talenti lushnjar Brunild Pepa ai qe zhbllokoi rezultatin. Per 19-vjecarin e Djemve te Detit ky ishte goli i katert sezonal nderkohe qe Kastrioti ka vuajtur goditjen. Vendasit nuk kane arritur te krijojne thuajse asgje ndersa pushimi mes pjeseve i ka sherbyer skuadres qe te permiresohet ne planin e lojes. Ne fakt sapo ka nisur pjesa e dyte e lojes krutanet barazuan shifrat me kosovarin Liridon Leci. Goli i shpejte ka ndryshuar rrjedhen e lojes me Kastriotin qe fiton besim dhe Teuten qe zmbrapset me synimin te ruaje barazimin. Skuadra e Ndreut gjen golin e avantazhit ne minuten e 67 me braziliano-kroatin Robert Alvizh ndersa rezultati final vuloset nga nje tjeter kroat i Kastriotit Ivan Babic ne te 90-n. Kjo ishte fitorja e dyte sezonale per Kastriotin qe ngjitet ne vendin e 9 ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 11 pikeve. Ne anen tjeter Teuta zbret ne vendin e gjashte ndersa ka grumbulluar 15 pike ne 11 javet e para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›