Nje album per Viktor Stratoberdhen
Tri dokumentare te shkurter dhe nje album fotografik vijne nga Arkivi i Filmit ne kujtim te kineastit Viktor Stratoberdha. Neser ne mesdite ne bashkepunim me FMAA ne 85-vjetorit e lindjes dhe 10-vjetorn e lamtumires se regjisorit te pare te filmit shqiptar prezantohet katalogu Viktor Stratoberdha 13 muaj kineast nje botim i Arkivit te Filmit hartuar nen kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo. Albumi fotografik permban nje analize te gjate te kolegut dhe bashkekohesit Kristaq Dhamo mbi jeten dhe veprimtarine kinematografike e artistike te Stratoberdhes si dhe mendime dhe kujtime nga shoke kolege dhe miq te regjisorit.
Per te pranishmit ne kete ceremoni ne sallen e kinemase se AQSHF-se do te shfaqen tri dokumentare te shkurter te Stratoberdhes te vetmit te mbetur per aq sa atij iu lejua te krijonte Pushime te gezuara i vitit 1955 Urime shoke studente i po te njejtit vit si dhe Pse keshtu i realizuar me 1956. Viktor Stratoberdha u lind me 15 maj 1925 ne Korce. Studimet e larta i kreu ne Moske per regji filmi ne vitin 1953 ku mbrojti diplomen si asistentregjisor i filmit Skenderbeu.
Ne vitin 1945 u emerua ne Kinostudio ku realizoi dy filma dokumentare Pushime te gezuara dhe Urime shoke studente. Beri tentativen e pare per te xhiruar nje film me metrazh te shkurter Qeshim se nuk qajme dot por filmi u censurua dhe nga ai film kane mbetur vetem kater subjekte te shkurter nen titullin Pse keshtu. Ne vitin 1956 u denua pas konferences se Tiranes dhe u dergua ne Berat. Per disa vite punoi si regjisor i estrades e me pas ne pune te renda ne prodhim si ne bonifikim etj. Ne vitin 1979 u arrestua dhe me pas u denua me 8 vjet heqje lirie. U lirua ne vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku edhe u shua ne moshen 75-vjecare me 31 maj 2000. Promovimi i ketij albumi eshte nje nder aktivitetet qe jane organizuar vitet e fundit ne nder te Stratoberdhes. Ne vitin 2000 vetem nje muaj para se Viktor Stratoberdha te ndahej nga jeta u mbajt nje aktivitet per te ne Pallatin e Kultures ndersa ne vitin 2003 ne kinemane e AQSHF-se eshte shfaqur cikli Anti Konformizem nen kujdesin e studiueses dhe skenaristes Natasha Lako.