E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Liverpuli, gati për penalltitë

- Mesfushori Cabi Alonso tha se Liverpuli është gati për një tjetër seri gjuajtje penalltish, edhe pse ata nuk dëshirojnë ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampioneve në të këtë mënyrë.
Herën e fundit kur të "Kuqtë" takuan Milanin, në finalen e dy viteve më parë në Stamboll, penalltitë ishin përcaktuese në destinacionin përfundimtar të trofeut. Atëherë, një përformancë heroike e Jerzhi Dudekut bëri diferencën për Liverpulin që u kurorrëzua për herë të pestë kampione e Europës. Edhe në gjysmfinalen me Celsin gjatë këtij viti, ishte portieri Pepe Reina heroi i takimit. Kjo finale është më e vështirë se ajo e Stambollit në vitin 2005", - tha futbollisti i Kombëtares spanjolle. "Lojtarët e "Kuq" dëshirojnë të fitojnë pa kaluar nga tortura e penalltive, por megjithatë ne kemi punuar shumë gjatë javës për këtë opsion".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›