Krauç ndjen frike nga kuqezinjtë

- Piter Krauc pohoi se kundërshtari i Athinës, Milani është më i mirë se Liverpuli në vështrim të parë. Fitorja mbresëlënëse të Milanit me Bajernin e Munihut në cerekfinale e pasuar edhe me shkatërrimin e Mancester Junaitid në gjysmëfinale tregojnë forcën e kuqezinjve. Krauc, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Liverpulit në Ligën e Kampioneve, pohon: "Ata (Milani) ishin fantastikë. Unë nuk kam parë shumë ndeshje të tyre gjatë këtij sezoni, por kundër Junaitid ata kishin një diferencë të dukshme klasi. Unë e dija që ata janë një formacion klasi, një ekip fantastik, por Junaitid ka qenë shumë i qëndrueshëm dhe ekipi më i mirë në Angli". Liverpuli gjatë rrugës së tij drejt finales kaloi ekipe të mëdha si Barcelona në raundin e dytë dhe Celsi në gjysmëfinale. "Përse mos e bëjmë edhe këtë me Milanin", argumentin sulmuesi gjigand Piter Krauc, që beson se mund të sjellë në "Anfild", trofeun e gjashtë të Liverpulit në Ligën e Kampioneve