E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva në Athinë, tratativa me Milan

- Abramovic i ka dhënë duart Shevcenkos. Burime të besueshme të tabloidit anglez "The Sun", bosi i Celsit nuk e dëshiron më sulmuesin ukrainas, për të cilin është i gatshëm të shpenzojë Milani. Sheva u ble nga miliarderi rus në shuëm 30.8 milionë stërlina (rreth 45 milionë euro), ndërkohë që Milani është i gatshëm të shpenzojë për ta rikthyer atë në formacionin kuqezi 12 milionë stërlina. Sulmuesi do të jetë në Athinë për të asistuar në finalen e Ligës së Kampioneve, falë ftesës personale të bërë nag presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ku pritet dhe të bisedojë në lidhje me atë ardhmën e tij. Oferta e Milanit ofron 12 milionë stërlina (17.6 milionë euro) plus kartonin e mbrojtësit Kaladze. Nëse Sheva do të transferohet në Milano, pasuesi i tij te Celsi do te jetë argjentinasi Karlos Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›