Maldini, i gatshëm për finalen

- Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini është i gatshëm të luajë kundër Liverpulit në finalen e Ligës së Kampioneve. Lajmin e ka dhënë trajneri i Milanit, Karlo Anceloti. Kapiteni 38-vjecar synon të fitojë për herë të pestë trofeun e Ligës së Kampioneve. "Maldini është në rregull", - tha Anceloti, që tashmë ka vendosur se kush do të luajë në ndeshjen kundër Liverpulit. "Unë e di kush do të luajë, por unë nuk ua kamë thënë ende lojtarëve këtë. Secili nga lojtarët e mi e merton të ketë një vend në finale por kjo nuk është e mundur". Anceloti ka fituar njëherë Ligën e Kampioneve në vitin 2003 kur ekipi i tij mposhti Juventusin nga gjuajtjet e penalltive.