E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Mos ndërhyni në jetën time private

Mjaftë me thashetheme sa i takon jetës sime. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, pas thashethemeve të mbërriturra së fundmi sa i takon jetës së tij personale.

Pas ndarjes nga gruaja e tij, duket se paparacët e kanë ndjekur hap pas hapi, por ultimatumi i dhënë prej tij, duket se nuk i ka ndërgjegjësuar mediat, sikurse dhe revistat rozë.

Fernando Alonso është shumë i mërzitur për fjalët që qarkullojnë për jetën e tij private, sikundër dhe sesi gazetat kanë treguar për jetën e tij, pas ndarjes nga bashkëshortja, këngëtarja Raquel Del Rosario, me të cilën kishin 5 vite së bashku.

Mesa duket, ai ka shkëmbyer një puthje në një diskotekë në Madrid me një bjonde, modelen zviveriane Xenia Tchoumitcheva.

Kampioni i Formula 1 reagon fuqishëm dhe mohon gjithshka.

“Unë asnjëherë nuk ka folur për jetën time personale- tha më tej Alonso.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›