E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset Naum Disho, u dënua me 1 vit burg

Naum Disho, kreu i Omonia-s për qarkun e Korçës është arratisur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg.

Policia ka kërkuar të zbatojë mandatin e arrestit por ka konstatuar se ai nuk ndodhet në shtëpi.

Nga ana tjetër policia kufitare ka saktësuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë arratisje jashtë vendit.

Vendimi i Apelit u dha dy ditë më parë

*   *    *

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës. Naum Disho tashmë do të vuaj dënimin me një vit burg ndërsa dy punëtorët e tjerë Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe pasi u gjetën fajtor për dhunimin e varrezës së Boboshticës, ngjarje e cila ka ndodhur muajt e fundit të vitit 2010.

Të tre këta persona pas hetimeve rezultuan se nga punimet për ndërtimin e një momerial në nder të një ushtari grek kanë dëmtuar disa varre të tjera duke nxjerr në sipërfaqe eshtrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›