Alonso: Sevillan e pret një tjetër Real

Të shtunën Real Madridi pret Sevillan në Santiago Bernabeu, ndërsa mesfushori madrilen, Xabi Alonso, i ka paralajmëruar andaluzianët se do të ndeshen me një Real ndryshe nga ai që e mposhtën në takimin e parë të sezonit.
"Ne sapo kishim filluar të luanim bashkë, kur u ndeshëm me Sevillan herën e parë këtë sezon, por tash jemi më të pjekur", ka thënë spanjolli në një konferencë për shtyp.
Alonso ka folur edhe për 'El Clasico', duke e konsideruar një ndeshje shumë të rëndësishme, mirëpo ka thënë se Los Blancos njëherë duhet të përqendrohen te ndeshja kundër Sevillas, pastaj kundër Lyonit dhe në radhë kundër Valladolidit.