E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një satelit 500-milion dollarësh lëshohet në hapsirë

NASA ka lëshuar në hapësirë një satelit ditën e mërkurë. Sipas raportimeve vlera financiare e këtij satelitit kap shifrën astronomike të 500 milionë dollarëve amerikanë.
Ky satelit u nis nga stacioni i "Cape Canaveral Air Force" i cili ndodhet në shtetin e Floridas. Sipas përfaqësuesëve më të lartë të NASA-s, ky satelit do të ketë për mision që të japë disa përgjigje për motin në tokë si edhe për ndryshimet e shumta klimaterike që po ndodhin në botë këto vitet e fundit.
Po sipas NASA-s ky satelit do të përpiqet që të shpjegojë shkaqet e disa stuhive që po shqetësojnë dy nga kontinentet e botës, Amerikën dhe Europën. Për të shmangur rreziqet e një aksidenti, shkencëtarët e NASA-s kanë vendosur sinjalizues të fuqishëm për të dalluar raketën meteorologjike, kur të rikthehet në tokë me të gjithë informacionin që do të ketë mbledhur gjatë misionit të saj në hapsirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›