Alonso: Shumaker rivali më i rrezikshëm në 2011
TIRANE-Fernando Alonso ka dhënë dje konferencën e parë të shtypit për vitin 2011, ndërsa është shprehur me bindje se këtë vit titulli kampion në Formula 1 do të jetë i tij. "Edhe pse nuk përfundoi siç e donim, e konsideroj të jashtëzakonshëm sezonin e shkuar", tha spanjolli. Por, piloti i Ferrarit mendon se këtë herë do të ketë një tjetër rival dhe jo Fetel në betejën për titullin kampion. "Nëse Mercedesi do të ndërtojë një makinë të nivelit të lartë, e konsideroj Mikael Shumakerin si kundërshtarin tonë më të rrezikshëm, - deklaroi Fernando Alonso. - Nëse kemi barazi mjetesh, ai ka ende talentin për të fituar gara dhe titullin botëror. Sa i përket Fetel, mendoj se do të jetë më i qetë, pasi një Botëror e ka fituar tashmë", shtoi spanjolli.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)