E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti në krye për njënatë, fitore edhepër Çelsin

ANGLI- Mançester Siti është ngjitur për një natë në krye të Premier Ligës, pas fitores 4-3 ndaj Ulverhempton në “Eastlands”. Debutimi i Edin Xhekos me fanelën e “Citizens” ishte me fat, megjithëse skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini ka “toleruar” jo pak nëkëtë takim. Pas 23 javësh, Siti ka 45 pikë, 1 më shumë se rivalët e Mançester Junajtid, por këta të fundit kanë 3 ndeshje më shumë për të luajtur. Sot, “Djajtë e Kuq” do të ndeshen me Totenhemin dhe nuk është çudi që Siti të ruajë kryesimin për këtë javë.

Përsa i përket ndeshjes së djeshme, Ulves kaloi e para në avantazh, por golat e vëllëzerëve Kolo e Jaja Ture si edhe dopieta e Karlos Tevez, bënë që skuadra e Mançinit të fitonte. Miqtë patën meritën se e çuan rezultatin deri në 4-3, por pa bërë dot më shumë. Ndërkohë, është rikthyer te fitorja edhe Çelsi, që mposhtur 2-0 Blekbërnin, duke kaluar përkohësisht Totenhemin në krye. Blutë e Londrës nuk kanë dhuruar sërish një ndeshje të bukur, ndonëse në pjesën e parë goditën shtyllën me Ramires e Anelka. Në të dytën ishte Branislav Ivanoviç që realizoi golin e parë, pas zhvillimeve të një goditje këndi, ndërsa më pas inspiroi edhe golin e dytë të Anelka. Në takimet e tjera, fitore 3-2 për Uest Bromin ndaj Blekpulit, ndërkohë që Uigani barazoi 1-1 me Fulham. Stouk ndërkaq mundi 2-0 Boltonin, ndërsa Arsenali fitoi 3-0 me Uest Hem.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›