E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli me bluzën e Milanit derdh helm mbi Zhoze Murinjon

“Striscia la Notizia”

“Striscia la Notizia” ka bërë publike një zhvillim të ujshëm në lidhje me sulmuesin e zikaltër, Mario Baloteli. Në video duket hapur mllefi i tij, pasi nuk ka marrë pjesë as në fitoren kundër çelsit dhe as në ndeshjen e barazuar me Palermon. Pas kësaj ngjarjeje jo të zakontë fshihet dashuria e sulmuesit të ri zikaltër për ngjyrat kuqezi? Me këtë rast i dërguari i emisionit satirik te Baloteli e detyron këtë të fundit të bëjë nxjerrë në pah dëshirën e tij për të luajtur me ngjyrat kuqezi. Sulmuesi i gëzuar, gjatë pamjeve tregon se mezi pret të veshë bluzën e Milanit për t’u parë në pasqyrë se si do të dukej me të. Super Mario në mikrofonin e Valerio Stafeli mohon të ketë kënduar himnin e Milanit në dhomat e zhveshjes së zikaltërve dhe e komenton kështu përjashtimin e tij nga ndeshjet e fundit të Interit: “Duhet të pyesni ato që dinë më shumë sesa unë, pasi janë pozita më të larta. Unë nuk e di, ndoshta janë më të fortë të tjerët”. Por në momentin që i infiltruari i nënvizon Balotelit, se përjashtimi i tij në suksesin e madh ndaj çelsit ka sjellë një fitore të madhe për Murinjon, ai reagon i zemëruar: “Kush ishte ai që fitoi??? Po çfarë Murinjoje! Ishte skuadra ajo që fitoi!”, përfundon sulmuesi plan-prishës i zikaltërve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›