E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Tek Ferrari jo ne 2009-en

Piloti i Renault, i cili ka arritur dy fitore ne dy garat e fundit, ka folur per nje radio spanjolle, duke theksuar se skuderia nga Maranello i ka konfirmuar tashme dy pilotet e sezonit te ardhshem, Massa e Raikkonen.

“Mundesite qe une te shkoj tek Ferrari sezonin e ardhshem nuk ekzistojne”. Me kete fjali, ish kampioni i botes, Fernando Alonso ka hedhur poshte gjithe zerat qe e shikojne te veshur me te kuqe qe ne sezonin 2009.

Piloti i Renault, i cili ka arritur dy fitore ne dy garat e fundit, ka folur per nje radio spanjolle, duke theksuar se skuderia nga Maranello i ka konfirmuar tashme dy pilotet e sezonit te ardhshem, Massa e Raikkonen.

“Nuk duhet te bejme komente ne momente te papershtatshme. Kur te mbaroje kampionati do deklaroj pa asnje problem se me cfare skuderie do garoj sezonin e ardhshem”, pohoi Alonso.

Shpresat e spanjollit per t’u ulur ne njevendeshen e kuqe u shuan pak jave me pare kur Ferrari dhe kampioni i botes Raikkonen, arriten marreveshjen e bashkepunimit edhe per sezonin e ardhshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›