Rossi sfidon Stoner: Kerkoj dhe 2 fitore

Valentino Rossi sfidon rivalin e tij Casey Stoner per dy sfidat e fundit te Moto GP edhe pse fati i kampionit te ketij sezoni eshte vendosur.
Italiani i Yamaha-s, ka deklaruar se deshiron ta mbylle sezonin me 10 fitore. “Ka ende dy gara dhe dua shume t’i fitoj. Dua te vazhdoj te permiresoj rekordet. Me Casey do jete nje sfide e bukur por nuk do jete vetem ai”, shprehet “doktori”.
Gara e radhes do zhvillohet ne Sepang te Malajzise ku zhvillohen testet dimerore dhe pritet qe motorret te pershtaten shpejt me karakteristikat. “Gjate dimrit kam dhene kohe te mira dhe shpresoj qe gjithcka te shkoje mire edhe tani. E adhuroj Malajzine pasi ketu kam zhvilluar gara te shkelqyera ne te shkuaren. Eshte pista qe pershtatet me shume me motorrin tone”, perfundon 8 here kampioni i botes.