E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri prane kombetares italiane

Pas afrimit te italo-argjentinasit Camoranesi, tashme e ka radhen italo-braziliani i Juventusit, Amauri qe po pret te pajiset me pasaporten italiane

Perdite e me shume, Italia po merr nje fytyre me tipare me nderkombetare. Pas afrimit te italo-argjentinasit Camoranesi, tashme e ka radhen italo-braziliani i Juventusit, Amauri qe po pret te pajiset me pasaporten italiane.

Procedurat burokratike per te natyralizuar sulmuesin e fuqishem jane kaluar dhe shume shpejt Amauri mund te kete ne dore pasaporten. Kete e ka konfirmuar agjenti i lojtarit Mariano Grimaldi, sipas te cilit, shume shpejt italo-braziliani do jete nje kandidat serioz per kombetaren italiane.


“Kushdo qe te jete fanela qe do te veshe, ajo e Brazilit apo e Italise, duhet te them se kjo do te jete e rendesishme pasi te dyja jane kombetare te medha”, theksoi agjenti. Ditet e shkuara, tekniku i Italise, Marcello Lippi ka thurur elozhe per sulmuesn Juventin, duke thene se ai eshte nje lojtar me cilesi shume te mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›