E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso do të jetë pilot i Ferrarit në 2011-ën

Fernando Alonso do të jetë piloti i skuterisë së Ferrarit në vitin 2011. Lajmin e publikon sot e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, e cila thotë se mes skuterisë italiane dhe pilotit spanjoll është arritur një marrëveshje e fshehtë. Po sipas kësaj gazette thuhet se kjo kontratë është nënshkruar për katër vjet.

Aktualisht Fernando Alonso piloton për skuterinë franceze të Renosë. Piloti është në kontratë me këtë makinë edhe për vitin 2009. Për kalimin e tij tek Ferrari një ndikim pritet të ketë edhe rendimenti i Kimi Raikonenit. Nëse Raikonen nuk arrin dot të marrë titullin këtë vit, atëherë kalimi i Alonsos mund të përshpejtohet tek “kokuqja”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›