Huanito është pista më e re e skuadrës së Romës
Romë - Huanito është pista më e re për qendermbrojtjen verdhekuqe të Romës. Lajmin per mundësinë e kalimit të qendermbrojtësit të Betisit dhe përfaqësueses spanjolle e publikon sot e përditshmja iberike Marca. Sipas kësaj gazete Huanito plotëson të gjitha parametrat e kërkuara nga tekniku Spaleti.
Aktualisht Roma nuk ka paraqitur akoma një ofertë zyrtare, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti. Klubi roman është shumë i favorizuar për këtë lëvizje pasi kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit 2009. Në garë për të janë edhe skuadrat e Atletikos së Madridit, Vilarealit dhe Njukasëllit.
Emri i tij i plotë është Huan Gutierez Mareno, është 32 vjeç, dhe ka një eksperiencë të madhe si kapiten i Betisit dhe si lojtar i përfaqësueses spanjolle.