E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja Suazosë drejt Premier Ligës angleze

Lisbon - E ardhmja e David Suazosë shihet gjithnjë e më pranë Premier Ligës angleze. Kartonin e lojtarit e zotëron akoma skuadra italiane e Interit, por aktualisht është dhënë në formë huazimi tek skuadra portugeze e Benfikës.

Sipas Daily Mail, në Angli të interesuara për lojtarin janë skuadrat e Njukasëllit, Aston Vilës dhe Evertonit. Skuadrat janë të gatshme aktualisht për të ofruar një ofertë konkrete për futbollistin e Interit.

Këtë sezon tek skuadra e Benfikës sulmuesi David Suazo ka arritur të shënojë 5 gola në 9 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›