E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso fiton “pole” ne Hungari

Fernando Alonso arriti "polin" e 17-të gjatë karrierës së tij, duke lënë pas shokun e tij te Meklaren Mercedes, Luis Hemiltonin, në një sesion kualifikues ku nuk munguan edhe intrigat e spanjollit (vonesa në ndërrimin e gomave) në Cmimin e Madh të Hungarisë. Dy herë kampioni i botës, Alonso, mposhti Hemiltonin në "sekondat e vdekjes", duke vendosur kohën një minutë e 19.647 sekonda në cirkuitin prej 4.384km të "Hungaroring"-ut. "Jam shumë i kënaqur me "pole position" dhe shpresoj që nesër të fitoj Cmimin e Madh duke u ngjitur në shkallen më të lartë të podit", - pohoi Alonso pas garës kualifikuese.
Në vendin e tretë u rendit gjermani Nik Hejdfeld i skuderisë BMË. Vetëm pozicioni numër 4 për pilotin finlandez të Ferrarit, Kimi Raikonen, ndërkohë që braziliani i "Kokëkuqes", Felipe Masa i mbylli kualifikueset në vendin e 14. Kampionati pas 10 garave kryesohet nga piloti i Meklarenit, Luis Hemilton me 70 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Alonso (68). Në vend të tretë dhe të katërt janë dy pilotët e Ferrarit, respektivisht Felipe Masa (59) dhe Kimi Raikonen (52). "Patëm një problem në komunikimin me radio, nuk kisha më benzinë dhe u detyrova të kthehesha në bokse për rifurnizimin. U rinisa me goma të ftohta dhe nuk ia dola të hyja ndër 10 më të mirët. Më pas gabova edheë kthesë. Duhet ta provoj për të dhënë maksimunin nesër në garë. Kisha një balancim të mirë të makinës, mund të arrij të paktën i treti", - pohoi Felipe Masa arsyet e vendit të 14-të.
Në renditjen për konstruktorë Meklaren ka një avantazh prej 27 pikësh prej Ferrarit të vendit të dytë (138-111). Cmimi i Madh i Hungarisë ka 70 xhiro dhe gjatësia e cirkuitit është 4.384 km, që në toal bëjnë 306.663 kilometra. Rekordin për xhiron më të shpejtë e mban Mikael Shumaker (1'19"071) të vendosur në vitin 2004.

Kualifikueset
01 F. Alonso McLaren 1:19.674
02 L. Hamilton McLaren 1:19.781
03 N. Heidfeld BMW 1:20.259
04 K. Räikkönen Ferrari 1:20.410
05 N. Rosberg Williams 1:20.632
06 R. Schumacher Toyota 1:20.714
07 R. Kubica BMW 1:20.876
08 G. Fisichella Renault 1:21.079
09 J. Trulli Toyota 1:21.206
10 M. Webber Red Bull 1:21.256
11 D. Coulthard Red Bull 1:20.718
12 H. Kovalainen Renault 1:20.779
13 A. Wurz Williams 1:20.865
14 F. Massa Ferrari 1:21.021
15 A. Davidson Super Aguri 1:21.127
16 V. Liuzzi Scuderia Toro Rosso 1:21.993
17 J. Button Honda 1:21.737
18 R. Barrichello Honda 1:21.877
19 T. Sato Super Aguri 1:22.143
20 S. Vettel Scuderia Toro Rosso 1:22.177
21 A. Sutil Spyker F1 1:22.737
22 S. Yamamoto Spyker F1 1:23.774

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›