Komisioni i Disiplines rikthen Sebino Plakun te Tirana

Lojtari gjate kesaj periudhe eshte stervitur ne Tirane. Dede nga Kemeri pohon se Plaku seshte ende pjese e grupit
Sulmuesi Sebino Plaku nuk eshte nje lojtar i lire. Ky eshte vendimi i marre nga Komisioni i Disiplines diten e djeshme. Pas mbledhjes se zhvilluar dje rezultoi se nga ana e lojtarit i eshte dhene gabim numri i llogarise bankare klubit cka ka sjelle si pasoje qe nga Raiffeisen Bank te mos mundesohet kalimi i pageses se autorizuar nga KF Tirana ne llogari te ketij lojtari me date 25.10.2010 e ne vijim. Pas ketij vleresimi te bere nga ana e anetareve te Komisionit te Disiplines ky institucion nuk ka divorcuar Plakun me klubin e Tiranes. Presidenti i ketij klubi pak dite me pare kishte ftuar lojtarin qe te terhiqte rrogat e prapambetura 2 muaj nderkohe qe lojtari deklaroi se nuk do ti merrte vetem me qellim qe klubi mos ta pengonte per kaluar tek Flamurtari.
Disiplina
Mospranimin e kerkeses ankimore te paraqitur nga lojtari Sebino Plaku per konstatimin e zgjidhjes se kontrates se tij me KF Tirana pasi nga provat e paraqitura nga palet gjate seances degjimore dhe verifikimet e kryera nga Komisioni lidhur me pagesat e kryera nga llogaria e KF Tirana rezulton se nga ana e lojtarit i eshte dhene gabim numri i llogarise bankare klubit cka ka sjelle si pasoje qe nga Raiffeisen Bank te mos mundesohet kalimi i pageses se autorizuar nga KF Tirana ne llogari te ketij lojtari me date 25.10.2010 e ne vijim. Duke qene se kushti i realizimit te pageses rezulton te jete shmangur nga veprime te vete lojtarit ky kusht i parashikuar ne aneks-kontraten e dates 21.8.2010 konsiderohet i permbushur nga ana e klubit me dhenien e autorizimit per te bere pagesat ne favor te ketij lojtari - eshte vendimi i marre nga Komisioni i Disiplines diten e djeshme. Vete lojtari kishte depozituar nje ankese ne kete institucion pasi klubi i Tiranes nuk kishte shlyer pagesat ndaj tij. Plaku kishte vendosur qe te kalonte tek Flamurtari qe e ndjek prej kohesh por Disiplina po e ndalon perseri. Nga ana e vet stafi vlonjat ka deklaruar se nuk do te perfshihet ne kete ceshtje dhe do tia lere ne dore lojtarit qe te vendose per te ardhmen e tij. Futbollisti eshte ende nen kontrate me klubin.
Tirana
Klubi bardheblu gjithmone e kishte konsideruar sulmuesin si pjese te tij. Edhe pse lojtari vendosi te largohej serish ata nuk u dorezuan. Duket se veprimi i futbollistit nuk do te merret shume per baze e bardheblute do te mbyllin nje sy ndersa tani e kane vemendjen te pjesa e dyte e kampionatit. Plaku eshte nje prej lojtareve me te rendesishem te formacionit. Gjithsesi tekniku Dede eshte shprehur qe ende lojtari nuk eshte i Tiranes duke qene se aktualisht nuk po stervitet me ekipin. Nga ana tjeter edhe presidenti Halili nuk u dorezua. Ai gjithmone ka thene se do te bente cmos qe te mbante lojtarin ne skuader.