Alonso kërkon titullin në La Liga

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 20:00
Mesfushori i Real Madridit Xabi Alonso ka bërë të qartë dëshirën e tij që gjatë këtij sezoni të fiton titullin në La Liga.
28 vjeçari ende nuk ka fituar titull në ligë edhe pse është paraqitur për skuadra si Real dhe Liverpool.
Ai tani mendon se ka ardhur koha të shpallet kampion.
“Më nevojitet një lift, dua të preku trofeun këtë vit”, tha Alonso për të përditshmen sportive spanjolle Marca. “Kam qenë nënkampion me Liverpoolin e më pas për dy vite në Madrid, ka ardhur koha të fitojë një ligë”, përfundoi ai.