E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori/ Atletja shqiptare Luiza Gega nuk kualifikohet ne gjysmefinalen e 800 metrave

Nuk ka mjaftuar një vrapim i mirë i atletes shqiptare që ajo të kualifikohej për në gjysmëfinalet e garës së 800 metrave në kampionatin botëror të atletikës. Luiza Gega dha kohën e mirë 2’03”21, por sërish mbeti 37 të qindat larg një vendi gjysmëfinalist, duke dalë e 28-ta mes 36 pjesëmarrëseve në garën e gjysmëthellësisë.

Koha e arritur në pistën e stadiumit të Daegusë është vetëm 27 të qindat larg rekordit kombëtar të Shqipërisë që mbahet po nga Luiza Gega. Atletja elbasanase ishte e vetmja përfaqësuese shqiptare në botëror, ndërsa diferenca aktuale me nivelin mesatar ndërkombëtar ende. Edhe nëse Gega do të kishte thyer rekordin kombëtar, kjo mund të mos kishte mjaftuar që ajo të kualifikohej për më tej, ndërsa nuk bëhej fjalë për të dalë në finalen që do të zhvillohet më 4 shtator.

Kohën më të mirë në eleminatore e dha atletia keniane, Xhenet Jepkosgei me 1’59”36, ndërsa pas saj ishin rusja Ekaterina Kostetskaja me 1’59”61 dhe amerikania Elisia Xhonson Montanjo me kohën 1’59”62.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›