Alonso kthehet te Reno ?

Skuderia e Reno-s është duke bërë cmos që të marrë kampionin e dyfishtë të botës në Formula 1 Fernando Alonso. Shefi i ekipit Flavio Briatore po bënë përpjekje maksimale që ta ketë në radhët e veta spanjollin e Mclaren Mercedesit, shkruan e përjavshmja e specializuar "auto, motor und sport". Për marrëveshjen do të ndihmojë edhe kompania e telekomunikacionit të Spanjës "Telefonika", e cila do të jetë edhe sponsor. Sic është e ditur, Alonso ka fituar dy herë titullin kampion me ekipin e Reno-s, para se të kalojë te McLareni, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri më 2009-ën. Ai nuk është i kënaqur te kjo skuadër, pas skandaleve me kolegun e ekipit Luis Hamilton.