E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio, Benfika e Valencia, provat e para në Champions

Lacio, Valencia, Benfika dhe Rejnxhers do të matin sot për herë të parë gjatë këtij sezonin forcën e tyre në Kupën e Kampioneve. Italianët e Delio Rosit do të presin në "Olimpiko" kampionen e Rumanisë, Dinamon e Bukureshtit, skuadër e lehtë në teori por që konsiderohet si një nga ekipet që mund të bëjë surprizën në këtë tur eliminator.
Për Lacion ne listen per ne Bukuresht deri sot nuk ka qene Igli Tare mirepo nuk dihet perfundimisht a ka udhetuar Igli ne Bukuresht. Ndërsa Valencia do të presë Elfsborgun, ekipin kampion të Suedisë. Për skuadrën e Kike Flores parashikohet të mos ketë problem për kalimin e turit. Benfika, ndërkohë do të përballet me Kobenhavn, skuadër ndaj së cilës luajti edhe sezonin e kaluar në fazën në grupe. Sipas specialistëve, ky është edhe cifti më i fortë i turit të tretë para-eliminator të Kupës së Kampioneve. Ndërsa Gllazgou Rejnxhers do të përballet në mbrëmjen e sotme me Kampionen e Serbisë, Crvena Zvezdën. Livepuli, finalist në sezonin e kaluar, do të ketë përballë nesër francezët e Tuluz. Sfida të ndezura parashikohen edhe ato ndërmjet turqve të Fenerbahces dhe belgëve të Anderleht, si dhe Spartës së Pragës dhe Arsenalit të Londrës.
UEFA Champions League
Turi i tretë
Ndeshjet e para: 14/15 gusht
Ndeshjet e kthimit: 28/29 gusht
Sonte
Valencia (SPA)-IF Elfsborg (SUE)
Rejnxhers (SKO)-Crvena Zvezda (SRB)
Lazio (ITA)-Dinamo Bukuresht (RUM)
Benfika (POR)-FC Kobenhavn (DAN)
Nesër
BATE Borisov (BJE)-Steaua Bukuresht (RUM)
Tampere Und (FIN)-Rosenborg (NOR)
Spartak Moskë (RUS)-Sëlltik (SKO)
Verder Bremen (GJER)-Dinamo Zagreb (KRO)
Salzburg (AUS)-Shakhtar Donetsk (UKR)
AFC Ajaks (HOLL)-Slavia Praha (CEK)
Sarajevo (BO.H)-Dinamo Kiev (UKR)
Fenerbahce (TUR)-Anderleht (BEL)
Tuluz (FRA)-Liverpul (ANG)
Sparta Praga (CEK)-Arsenal (ANG)
FC Zyrih (ZVI)-Beshiktash (TUR)
Sevilja (SPA)-AEK Athinë (GRE)

Leonard Karaj/TO

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›