E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sampdoria fitoi përforcim të madh

Sampdorija në prag të sezonit të ri ka marrë një përforcim të qëlluar, e ky është shpresa e dikurshme e futbollit të Italisë, Antonio Cassano. Reali i Madridit e ka huazuar sulmuesin problematik te ekipi nga Gjenova. Për shërbimet e tij ishin të interesuar edhe skuadrat angleze Bolton dhe West Ham, por Sampdoria ishte më e shpejtë. Në Olimpico Cassano ka luajtur shumë mirë, por shpesh ka pasur zënka me Fabio Capellon. Problemet me lojtarët dhe trajnerët i ka vazhduar edhe në Santiago Bernabeu, dhe për këtë arsye Reali pa ndonjë hamendje dëshiron të lirohet nga 25-vjecari. Sampdoria për Cassanon do të paguajë 1,2 milionë euro.
Alves nuk luan kundër AEK-ut
Daniel Alves ka pohuar se nuk do të luaj kundër AEK-ut në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën, shkruan "The Sun". Kandidati më serioz për nënshkrimin e reprezentuesit brazilian është skuadra e Chelseas, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Manchesteri e Reali i Madridit. Presidenti i Seviljës Hoze Maria Del Nido ka deklaruar se është tërhequr nga oferta prej 24 milionë paundave, dhe nuk dëshiron të ndahet nga 24-vjecari. "Unë do të vendosi nëse do të luaj kundër AEK-ut të mërkurën. Nuk do të mendoj shumë, sepse nëse luaj dyert e mia do të mbyllen. Dëshiroj që të përparojë si lojtar dhe për ta arritur këtë qëllim, jam i gatshëm të luaj në klub më të madh", deklaroi Alves.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›