Alonso lëshon sirenat e alarmit për Ferrarin
“Me përjashtim të sistemit F-Duct, që nuk ka sjellë ndonjë përfitim të madh, nuk është përgatitur asgjë e re. Makina F10 nuk është ndryshuar që nga gara e Kinës. Përveç garës së Bahreinit, gjithmonë kemi garuar në mbrojtje, pa qenë në gjendje të sulmojmë”, u shpreh spanjolli i “Kokëkues”.
Ai nuk pret ndonjë mrekulli në garën e radhës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Kanada, por shpreson në një rezultat pozitiv me rikthimin në Europë, në garën e Valencias. “Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë në Valencia dhe makina të jetë në gjendje të mirë. Po ecim përpara me projektin tonë, duke e pasur të qartë se diferenca mes nesh, Red Bullit dhe Meklarenit, është shumë e madhe”, theksoi Fernando Alonso.