"ëndërroj të ngre Kupën e Botës me Maradonën"
22-vjeçari i Barcelonës i ka thurrur lavde legjendës së futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona, sot në krye të kombëtares çeleste. “Në fillim ishte e çuditshme ta kisha trajner, ishte diçka mbresëlënëse. Por të gjithë u ambientuam dhe kjo u bë normale. Me atë nuk kam asnjë problem, madje Maradona më ka qëndruar gjithnjë pranë, më ka dhënë besim dhe është e mrekullueshme të punosh me të”, pohoi “el Pulce”.
Mesi kundërshtoi kritikat që vijnë ndaj tij, sa herë që vesh fanellën e kombëtares argjentinase: “Nuk është e vërtetë. Gjithmonë prpiqem të jap maksimumin. ëndrra ime është të ngre Kupën e Botës me Diego Armando Maradonën përkrah”.