E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Perandori" "zbarkon" në Romë

28-vjeçari i Interit nuk e ka fshehur entuziazmin për rikthimin në tokën italiane, një vit e gjysmë pas largimit në Brazil. “Jam shumë i lumtur, duhet të punoj shumë në stërvitje dhe të shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Do të jetë kënaqësi e madhe të luaj përballë Interit në Superkupën e Italisë”, ishin fjalët e para të bomberit brazilian, me të mbërritur në aeroportin e Malpensas.

Ai u shpreh i emocionuar nga fakti që do të ketë mundësi të luajë përkrah Françesko Toti: “Mezi po pres”. Gjatë orëve të ardhshme Adriano do të takohet me presidenten e Romës, Rosela Sensi, ku me shumë mundësi do të nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›