Mesi apo Ronaldo? Runi zgjedh të parin
Në një intervistë për të përditshmen sportive gjermane “Kicker”, Runi tha fjalët më të mira për 22-vjeçarin e Barcelonës, madje duke hequr paralele me Diego Armando Maradonën. “Mesi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai dhe Maradona janë më të mirët e të gjitha kohërave”, pohoi sulmuesi i kombëtares së “3 luanëve”.
Nëse do të kishte mundësi të zgjidhte njërin mes Leos dhe Kristiano Ronaldos, 25-vjeçari i “Djajve të kuq” do të preferonte të parin. “Nuk besoj se kjo do t’i pëlqejë Ronit (Ronaldos g.s), por mes tyre do të preferoja Mesin në skuadër. Gjatë dy viteve të fundit niveli i tij i lojës është rritur jashtëzakonisht. Ronaldo është një futbollist i klasit të parë, por këtë vit Mesi është thjesht në një tjetër nivel”, shtoi Uejn Runi.