E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid, 27 milionë euro për Diarra

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” raporton se “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të derdhin në arkat e Realit të Madridit plot 27 milionë euro, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shkatërrues. Ish-lojtari i çelsit dhe Arsenalit pati një fillim të mirë me “galaktikët”, por me vazhdimin e sezonit, Manuel Pelegrini e humbi besimin tek ai.

Edhe trajneri i ri i madrilenëve, Hoze Mourinjo, nuk duket shumë i interesuar për ta mbajtur 25-vjeçarin dhe 27 milionë eurot e ofruara nga Aleks Fergusoni, mund të bëjnë që drejtuesit e Realit të mendohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›