Alonso, "mjaltë" sulmit madrilen: është i pandalshëm
Sipas ish-futbollistit të Liverpulit, reparti i avancuar ishte çelësi i suksesit në fitoren e fundit 3-2 kundër Seviljes në shtëpi. “Shënuam dy gola njëri pas tjetrit dhe goli i tretë erdhi si rezultat i lojës së mirë. Kemi një sulm të pandalshëm. Kjo fitore rrit së tepërmi moralin e skuadrës”, pohoi mesfushori i kombëtares spanjolle.
Ai shtoi më tej se “galaktikët” janë të pathyeshëm në fushën e tyre, duke u dërguar një mesazh të qartë rivalëve. “Kemi rezultate shumë të mira në “Santiago Bernabeu”. Ekipet e tjera do ta kenë shumë të vështirë të marrin pikë në stadiumin tonë”, theksoi Alonso.