Krkiç për Riberi?
Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Sport”, 20-vjeçari nuk po gjen hapësira te Barcelona gjatë këtij sezoni. Aq më tepër kur Pedro Rodrigez po paraqitet mjaft mirë dhe vështirë se mund ta lërë vendin në formacionin e parë. Në këtë mënyrë, Bojan është duke menduar seriozisht një largim të mundshëm nga “Kamp Nou”.
E në fakt, ofertat për të nuk kanë munguar: Ajaksi, Olimpiku i Marsejës, Olimpiku i Lionit dhe ndoshta Mançester Junajtid janë të gatshëm të përfitojnë. Por së fundi ka dalë në dritë një hipotezë tjetër. Krkiç mund të kalojë te Bajerni i Mynihut (bavarezët kanë shprehur interesim për të), operacion që mund të përfshijë mesfushorin francez, Frenk Riberi, i cili mund të transferohet në Spanjë.