E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rrëfehet" Toti: Mund t’i kisha thënë "po" Realit

Numri 10 i klubit kryeqytetas ka pranuar se mund të kishte shkuar te Reali i Madridit. “Nuk thashë “jo”, përkundrazi, në fillim pranova. Kjo ndodhi në një periudhë kur kisha probleme me klubin, por për fat të mirë ato më pas u zgjidhën dhe gjërat ndryshuan”, sqaroi sulmuesi verdhekuq.

Pastaj ai kujtoi momentet më të bukura të karrierës së tij me Romën. “Mendoj se më i veçanti ka qenë në vitin 2001, kur fituam kampionatin. Realizova një ëndërr të fëmijërisë. Kam dashur gjithmonë të fitoj një titull kampion me Romën”, theksoi Françesko Toti.

Në fund, një përgjigje në lidhje me pyetjen për një rikthim të mundshëm në kombëtaren Azurre: “Nuk e di, sepse akoma nuk kam folur me Lipin. Pastaj, varet edhe nga gjendja ime fizike dhe duhet të shoh nëse grupi më do...”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›