Alonso te Ferrari, vetëm në vitin 2010
Që nga viti 2010, Ferrari do të flasë "spanjisht". Është arritur një marrëveshje mes "Kokë Kuqes" dhe sponsorit banka "Santander", e cila ka një objektiv për sezonin 2010: Fernando Alonson. "Në 2010-ën, banka ‘Santander‘, shpjegon presidenti Emilio Botin, do të jetë e lidhur me Ferrarin". Por tashmë, sponsorët i kanë hedhur sytë tek objektivi i tyre, ish-kampioni i botës. "Alonso është piloti më i mirë në botë, vazhdon Botin, dhe do të më pëlqente që të punonte këtu. Do të merremi vesh për këtë me Ferrarin".