E Diel, 1 Nëntor 2026

Klarens Sedorf, "po" kalimit në Angli

Klarens Sedorf "joshet" nga ideja që të mbyllë karrierën në Premiership. Mesfushori holandez ndodhet së bashku me Milanin në Mbretërinë e Bashkuar, për të luajtur kundër Portsmuth në Kupën UEFA. Një fitore do t‘i mjaftonte kuqezinjve të Ançelotit të kualifikoheshin, por Sedorf nuk mendon vetëm për ndeshjen. "Më pëlqejnë aventurat dhe gjithmonë i hap derën mundësive të reja, tha 31-vjeçari. Ndjehem mirë te Milani, por kur të më përfundojë kontrata (në 2011-ën), mund ta vlerësoj Anglinë si opsion".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›