Alpet shqiptare, nder 12 destinacionet me turistike ne bote Eglantina Nasi
Alpet e vendit tone dhe ne teresi, ato qe shtrihen pergjate harkut Shqiperi-Kosove-Mali i Zi, renditen nder destinacionet me te bukura turistike te botes. Te perfshira ne projektin “Majat e Ballkanit”, ato listohen nder 12 konkurrentet kryesore te cilet do te garojne se bashku ne konkursin boteror te turizmit, i cili organizohet nga organizata “World Travel”. Mesohet se ne kete gare, marrin pjese 46 shtete te tjere nga 6 kontinentet e botes e mund te thuhet se perfshirja e Alpeve shqiptare nder 12 destinacionet me te perzgjedhura, mund te cilesohet si nje merite per aspektin dhe potencialin turistik qe shfaq vendi yne. I permendur ky shpesh gjate kohet e fundit, nga nje sere organizmash dhe institucionesh te rendesishme nderkombetare qe merren me monitorimin e risive te aspektit turistik ne bote. Pikerisht, nje konkurrim i tille global, ka bere qe perfaqesuesit e “World Travel & Tourism Council”, te vijne ne vendin tone ne kuader te projektit “Majat e Ballkanit”. Mesohet se ata kane zhvilluar edhe nje takim me ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, te cilit i kane pohuar zyrtarisht se projekti “Majat e Ballkanit” eshte nje nga 12 finalistet e nominuar per vitin 2013 nga “ETTC- Turizmi i se nesermes”. Me te cilet, mesohet se gjithashtu, eshte diskutuar edhe mbi risite e turizmit shqiptar. Nderkaq, behet me dije se projekti “Majat e Ballkanit” konkurron per kategorine e menaxhimit te destinacionit kunder dy te nominuarve te tjere “Sentosa Development Corporation” nga Singapori dhe “Tourism Council” nga Bhutan. Nderkaq, pjesa e Alpeve te perfshira ne kete projekt, kane brenda tyre shtegun me gjatesi 192 kilometra, i cili rrjedh pergjate rajoneve malore te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi. Ku zonat shqiptare qe perfshihen ne kete projekt jane Thethi, Valbona, Rragami, Ceremi dhe Bjeshket e Doberdolit. Ku mbeshtetja fillestare per kete projekt, behet me dije se eshte dhene nga ministria Gjermane per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe implementuar nga GIZ dhe partneret lokale. Ndersa fituesi mesohet se do te shpallet ne samitin global te “World Travel & Tourism Council”, i cili do te mbahet kete vit gjate muajit prill ne Abu Dhabi te Emirateve te Bashkuara Arabe. Nga ana e tij, ministri Bumci u ka komunikuar perfaqesuesve te ketij organizmi lider per turizmin global, se strategjite Kombetare dhe politikat e zhvillimit te turizmit ne te tre vendet Shqiperi, Kosove dhe Mali i Zi, mbeshtesin gjithashtu nje qasje te zhvillimit te bazuar ne komunitet,ndersa synohet qe projekte te tilla te implementohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise.