E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS s'po rigjen forca, te shikoje te verteten ne sy

Kandidati per postin e kryetarit te Partise Socialiste, Arben Malaj, deklaroi mbremjen e djeshme se Kongresi te pakten tek pjesa e kandidateve potencial nuk do te jete i mbyllur. Ne fjalen e tij te mbajtur per mediat pas mbledhjes se Kryesise, deputeti socialist theksoi se mbledhja e Kryesise ishte nje perpjekje serioze e anetareve te Kryesise, ishte nje grup prej tete vjetesh qe shpresuan shume qe Kryesia e PS do te merrte pergjegjesine per te bere nje Kongres sa me efikas ne analizen e sfidave qe ka PS. "Per te ndare perfundimisht qe opozita e PS eshte opozite me institucione te shtetit shqiptar, per te ndihmuar qe Kongresi te mos ishte nje Kongres dhe te mos jete nje Kongres brohorites apo solidariteti partiak, por nje Kongres ku per sfidat qe ka PS te ndjehej e para nga kryesia", u shpreh Malaj. Sipas tij, duke qene te ndergjegjshem, jane ne parti per te ndihmuar forcen e tyre politike ne momentet e saj te veshtira, jo per te bere ballafaqim shifrash numerike dhe per te treguar force numerike njeri-tjetrit. Fatkeqesisht, vleresoi ai, ajo mbledhje kryesie pati vetem nje aspekt formal, duke u respektuar kerkesa e 8 anetareve. Per te, fitoi vendimi per nje Kongres te mbyllur, qe eshte nje hap pas. "Nuk u mor parasysh propozimi per ndryshimet ne statut, eshte e njejta e kryesise qe ndryshoi Kushtetuten e shqiptareve me gjysme ore diskutimi dhe mbron ne menyre fanatike ndryshimet permiresuese per dokumentin themelor te Partise Socialiste", sqaroi deputeti i Partise Socialiste. Sipas tij, duket se ka nje ndarje te qarte midis nje vullneti te deformuar per te pasur nje shumice brohoritese dhe numerike, dhe mos marrjen e pergjegjesise per sfidat e veshtira qe ka PS. "PS nuk po rigjen forca, ketu fillon pergjegjesia e liderit te saj, qe ta shikoje te verteten ne sy, te kuptoje se cfare ka bere gabim dhe te nise korrigjimet e menjehershme. Pergjithesisht krizat e veshtire edhe ne nje force politike, rrisin pergjegjesine per kompromis dhe kufizojne ne maksimum arrogancen ne rritje", perfundoi fjalen e tij, Arben Malaj. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›