E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank dhe Eurobank EFG, zyrtarizohet shkrirja

Alpha Bank bashkohet me Eurobank EFG, duke u bёrё lider në Greqi dhe në Evropën Juglindore. Këshilli Drejtues i Alpha Bank dhe ai i Eurobank EFG, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një grupi të ri bankar, nga bashkimi i Alpha Bank dhe Eurobank EFG. Konsolidimi i dy bankave plotësuese të njëra- tjetrës në sektorin bankar, me sinergji të dukshme dhe njё logjikë të pastër biznesi, pritet të luajë një rol vital në përmirësimin e situatës ekonomike në Greqi. Grupi i ri do të ketë një pozicion drejtues për të gjithë segmentet e tregut në Greqi. Grupi i ri do të gëzojë një prani të konsiderueshme në Evropën Juglindore, me një rrjet prej më shumë se 1,300 degë në 8 vende dhe do renditet në një ndër tre pozicionet kryesore të tregut në Bullgari, Qipro, Rumani dhe Serbi. Grupi i ri do të listohet midis 25 grupeve më të mëdha bankare të Eurozonës, më aktive, që parashikohen në vlerën totale prej €146 miliard dhe, do të zotërojë madhësinë e duhur në mënyrë që t’i bëjë aksionet e veta njё referencë për tregjet ndërkombëtare. Raporti i shkëmbimit do jetë 5 aksione të zakonshme të Alpha Bank për çdo 7 aksione të zakonshme të Eurobank EFG. Grupi i kombinuar llogarit pёr vitin 2010 të ardhura paraprake para provigjoneve prej €2.6 miliardё. Të ardhurat vjetore të përfituara nga shkurtimi i kostove dhe sinergjia e Grupit të ri, të parashikuara para tatimeve, do të arrijnë në €650 milion dhe, do të realizohen plotësisht brenda tre viteve, me vlerë të pastër aktuale, të parashikuar në € 3.4 miliardë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›