“CEZ” kërkon tjetër rritje të çmimit të energjisë

Qytetarët mund të përballen me një rritje të çmimit të energjisë. Edhe pse me ankesa të konsumatorëve për mbifaturim, kompania çeke e Shpërndarjes së Energjise “CEZ” ka kërkuar një rritje të re të çmimit të energjisë elektirke me 4.5%, pra me rreth 2000 lekë për konsumatorët.
Ky vendimi i kompanisë “CEZ” është bërë i ditur gjatë një takimi që ka bërë Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në qytetin e Shkodrës. Sipas informacionit të shpërndarë në media nga zyra e shtypit e kompanisë “CEZ”, thuhet se furnizuesi privat i energjisë eletrike, depozitoi më datë 1 shtator pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kërkesë për rritje të çmimit të energjisë duke i kërkuar këtij të fundit marrjen shqyrtim të kërkesës.
Drejtoresha e Administrimit të Përgjithshëm të CEZ, Erideta Basha ka deklaruar në këtë takim nga Shkodra se kompania që ajo përfaqëson ka arsye për të kërkuar këtë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorin familjar. Ajo shpjegon se pikë së pari, arsyeja kryesore është inflacioni. Vetëm ditët e fundit Banka e Shqipërisë deklaroi një rritje të inflacionit në nivelet 3.6%. Një tjetër arsye është rritja e çmimit të energjisë elektrike që importohet apo blihet nga tregjet ndërkombetare. Dhe veç kësaj, rritja mesatare prej 4,5% përfshin gjithashtu një kosto që është prezantuar së fundmi nga ndryshimet që i janë bërë ligjit, i cili bën të detyrueshëm çertifikimin e matësave nga një laborator i pavarur. Kostot për këtë çertifikim të matësave kapin rreth 2% nga rritja e kërkuar prej 4,5%.
Për arsyet e mësipërme, afati i lënë nga “CEZ”, Entit Rregullator është 3 muaj që nga data kur është depozituar kërkesa.
Ajo që ka konfirmuar paraprakisht, Enti Rregullator i Energjisë Elektrike është se shumë shpejt do të ketë një kontratë të re energjie, e cila detyron KESH-in, OST-së dhe CEZ që në rast ndërprerje të energjisë të dëmshpërblejnë me vlera monetare konsumatorët.