PLUS zgjeron rrjetin e shitjeve
Operatori celular PLUS, kurorëzon planin për zgjerimin e rrjetit të shitjeve në të gjithë Shqipërinë, me hapjen e VILA PLUS, në zemër të ish-bllokut në Tiranë. VILA PLUS është konceptuar dhe realizuar si destinacioni novator i komunikimit, vendi i risive dhe teknologjisë më të lartë në fushën e telekomunikacionit. Gjatë festës përuruese të VILA PLUS, anëtari i Bordit Drejtues të PLUS, Petraq Shomo, iu drejtua të ftuarve të pranishëm. “Në më pak se një vit në treg, ne jemi të kënaqur që PLUS është zhvilluar si një kompani e fortë dhe konkurruese në treg”, - tha z. Shomo. “PLUS ka arritur në një kohë rekord të ndërtojë rrjetin PLUS, që tashmë mbulon me sinjal cilësor çdo cep të Shqipërisë. Portofoli i produkteve dhe shërbimeve të PLUS është mjaft konkurrues në treg dhe këtë e tregon edhe numri gjithnjë e në rritje i abonentëve tanë,” – shtoi ai. PLUS ka përmbushur në një kohë rekord në treg sfidat ambicioze që i kishte vënë vetes në lidhje me shtrirjen e rrjetit në të gjithë vendin, zgjerimin e bazës së klientëve, si dhe prezencën përmes rrjetit Zona PLUS. Që në hapat e para, PLUS ka vendosur në qendër të vëmendjes, konsumatorin. PLUS do të ofrojë në muajt e ardhshëm një përqasje të re për produktet dhe shërbimet, që do t’i japin hapësira akoma më të mëdha konsumatorit të përzgjedhë vetë produktin më të përshtatshëm dhe më efektiv sipas nevojave të tij konkrete për komunikim të gjithanshëm. PLUS lindi si bashkimi i sinergjive të një grupi biznesmenësh të suksesshëm shqiptar në disa fusha të ekonomisë. Tashmë, PLUS numëron mbi 300 mijë abonentë në të gjithë vendin dhe ofron për të gjithë klientët shërbimet dhe produktet më cilësore me çmimet më konkurruese. Operatori celular PLUS, ka arritur të zgjerojë gjatë këtij viti me dinamizëm dhe ritëm të lartë rrjetin më modern dhe praktik, Zona PLUS, në tregun e telekomunikacionit.