Alpha Bank fiton 392 mln euro gjatë 2009-ës
Fitimi neto i grupit bankar Alpha për 2009-ën ka qenë plot 392 milion euro. Pavarësisht krizës duket se performanca e Bankës ka qenë në nivele mjaft të kënaqshme. Presidenti i Grupit Yannis S. Costopoulosu u shpreh se në 2009, Alpha Bank u përball me sfidat e ambientit ekonomik me largpamësi dhe kompetencë. Përsa i takon Shqipërisë, depozitat arritën vlerën e 375 milion Euro dhe kreditimi u rrit duke kapur një vëllim portofoli prej 335 milion Euro. Fitimi neto në fund të vitit 2009 shënoi vlerën e 6.481 milion Euro. Banka rriti bazën e saj të klientëve individë dhe biznese me 58%. Kreditë për individët dhe biznesin e vogël patën rritje, dhe po ashtu depozitat e këtij segmenti (19%), krahasuar me fundvitin 2008. Alpha Bank në Shqipëri operon me 47 degë në të gjithë vendin në rrjet prej 62 bankomatesh dhe mbi 1,100 aparate të pranimit të pagesave me kartë mbështesin biznesin e kartave të debitit dhe të kreditit. Fokusi kryesor i bankës për 2010 është biznesi me pakicë, me vëmendje të fuqishme tek shërbimi i shkëlqyer ndaj klientit, produkteve të përshtatura për konsumatorin dhe hyrja e tyre me lehtësi në të gjitha kanalet e shpërndarjes.