E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpin Gallo largohet nga Shkumbini

I larguari i parë nga skuadra peqinase është mbrojtësi veteran Alpin Gallo, ndërkohë që dhe sulmuesi Arlind Nora kishte kërcënuar më parë se do të largohej nëse nuk do të shlyhej nga ana financiare. Gallo u aktivizua në 16 ndeshje këtë pjesë të parë të sezonit (1314 minuta)

35-vjeçari Gallo gjatë karrierës së gjatë të tij ka luajtur me tre ekipet kryeqytetase, Dinamon, Partizanin e Tiranën, si dhe me disa skuadra të tjera si Kastrioti, Bylis, Skënderbeu e madje Sopoti, që është edhe skuadra e tij e parë në sezonin e largët 1992-1993.

E Marte, 13 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›