Arjan Sheta firmos me ShkumbininSheta është lojtari i dytë që firmos me Shkumbinin gjatë merkatos dimërore, pasi më parë e kishte bërë atë mesfushori serb Igor Jaksimoviç

Arjan Sheta, mbrojtësi tiranas i cili u përjashtua nga Elbasani gjatë merkatos dimërore (dy sezone me verdheblutë) firmosi sot me Shkumbinin e Peqinit, duke braktisur pistën e Partizanit, edhe pse doli disa ditë në stërvitje me ish-skuadrën e tij.
Interesant është një fakt, se presidenti i Elbasanit, Arben Laze, e përjashtoi Shetën për mosimpenjim në derbin e humbur me Shkumbinin (2-1) në Peqin.
Sheta, i cili më parë ka luajtur edhe në Greqi me Kalithean si dhe në Qipro me Agjia Napën, ishte autori i autogolit që prodhoi edhe avantazhi e skuadrës së Gugash Maganit në minutën e 10-të takimit.
27-vjeçari Sheta bëri dhe një ndërhyrje e rëndë ndaj një lojtari peqinase, që iu duk shumë e dyshimtë presidentit të 2-herë kampioneve të Shqipërisë, Arben Lazes, i cili më pas formuloi edhe ndëshkimin për ish-lojtarin e Tiranës dhe të Kombëtares.
Sheta është lojtari i dytë që firmos me Shkumbinin gjatë merkatos dimërore, pasi më parë e kishte bërë atë mesfushori serb Igor Jaksimoviç.
E Marte, 13 Janar 2009