Alston: Shqipëria të zbardhë krimet e komunizmit
23/02/2010 Raportuesi i OKB-së vlerëson punën për ngritjen e institutit
Transparencë dhe për autorët që kanë urdhëruar pushkatime dhe masakra
Raportuesi i posaçëm i OKB-së, Filip Alston, ka kërkuar nga shoqëria shqiptare të zbardhë të gjitha krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës, si dhe të bëjë transparencën e plotë për autorët që kanë kryer masakra gjatë sistemit të kaluar. Këtë deklaratë raportuesi i posaçëm i OSBE-së e ka bërë gjatë një takimi me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Sipas një njoftimi për shtyp të Kryeministrisë, bëhet e ditur se gjatë takimit raportuesi i OKBS-së ka përshëndetur nismën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ngritjen e institutit për krimet e komunizmit. “Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për iniciativën e qeverisë shqiptare për krijimin e institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e task-forcës për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të viktimave të komunizmit. Raporteri Alston e falënderoi kryeministrin Berisha për përpjekjet e qeverisë për transparencën dhe dënimin e krimeve të komunizmit, duke i shprehur atij mbështetjen e plotë për iniciativën e qeverisë për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera nga regjimi diktatorial. “Shqipëria duhet të zbardhë të gjitha krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët”, - thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit.
Alston ka ardhur në vendin tonë rreth një javë më parë dhe do të interesohet kryesisht në lidhje me krimet e komunizmit, por dhe sigurinë e jetës në vend. Ardhja e tij korrespondon me gjetjen e një varreze të zbuluar para pak kohe në rrethinat e Tiranës, ku mendohet të jenë varrosur 19 persona të pushkatuar në mënyrë të fshehtë. Menjëherë pas kësaj qeveria i kaloi Kuvendit një ligj që miraton ngritjen e një instituti për hetimin e krimeve të diktaturës, ku mendohet se Shqipëria është një nga vendet më të prekura në këtë drejtim. Më herët Gjykata Kushtetuese e gjeti në kundërshtim me ligjin për lustracionin, i cili përjashtonte nga administrata të gjithë hetuesit apo gjykatësit që kanë marrë pjesë në gjyqet politike të kundërshtarëve të regjimit në atë kohë. Gjithsesi, dhe ligji për institutin kërkon mendime të nevojshme, për shkak se në disa nene bie ndesh me ligjin për lustracionin.
Instituti
Instituti për dënimin e krimeve të komunizmit do ketë si objekt kryesor mbledhjen e dëshmive, me qëllim ngritjen e një arkivi si dhe grumbullimin e të dhënave të sakta për ata që janë pushkatuar gjatë asaj kohe. Në punën e tij instituti do të ndihmohet dhe nga arkivi i Ministrisë së Brendshme dhe nga Arkivi i Shtetit.
Hetimi
Ish-të përndjekurit politikë kanë kërkuar që hetimi të mos fokusohet vetëm në ngjarjet pas vitit 1944, por të fillojë që nga viti 1943 me konferencën e Mukjes, e cila është njohur dhe si lufta civile shqiptare. Mendohet se gjatë kësaj kohe shumë nacionalistë janë pushkatuar pa gjyq dhe janë groposur në varre masive.