Berisha: Kemi angazhuar 1000 specialistë për pyetësorin e BE-së
23/02/2010 Mbledhja e grupit të PD-së
Kryeministri Sali Berisha ka raportuar dje përpara deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së rreth ecurisë së plotësimit të pyetësorit që do t’i dorëzohet BE-së për statusin e vendit kandidat. Kryeministri u shpreh se pyetësori do të jetë gati brenda afateve të caktuara dhe se për plotësimin e tij janë angazhuar rreth 1000 specialistë. “Ajo çka spikati në analizën e këtyre 7 kapitujve ishte serioziteti i madh me të cilin institucionet shtetërore të vendit kishin trajtuar problemet e shtruara në këta kapituj, të cilët përbëjnë 1/5 e pyetësorit. Ditën e shqyrtimit të këtyre 7 kapitujve kanë qenë të gatshëm për shqyrtim edhe 10 të tjerë, të cilët do të merren këtë javë. Javë pas jave do të analizohen kapitujt, derisa të arrijmë në përgjigjen e 2283 pyetjeve, të ndara këto në 35 kapituj. Shpresojmë që puna të ecë shumë mirë dhe ne ta finalizojmë këtë proces, më të rëndësishmin në historinë e marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian, dhe t’ia dorëzojmë Komisionit Evropian në një afat 15 deri 20 javë pas dorëzimit të tij autoriteteve shqiptare nga Komisioni. Kjo përbën punën më voluminoze. Dua t’ju informoj se jo 410 sa ishin në fillim, por janë mbi 1000 specialistë të të gjitha fushave të angazhuar në këtë proces.