Biznesi francez, interes për investime në Shqipëri
23/02/2010 Për disa ditë sekretarja franceze për Tregtinë, vizita në Ballkan
Përfaqësuesit e rreth 20 sipërmarrjeve do të kërkojnë tregje të reja
Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e pranisë së biznesit francez në Shqipëri do të jetë në qendër të vizitës që do të zhvillojë Sekretarja e Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Anne Marie Idrac. Mësohet se, znj. Idrac nga data 22-26 mars do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë. Lajmi është konfirmuar nga ambasada franceze në Tiranë, sipas së cilës gjatë takimeve të parashikuara në Shqipëri, do të flasë mbi rëndësinë që i kushton Franca Dinamikës evropiane të këtij vendi dhe do të shprehë mbështetjen e saj për rritjen e pranisë franceze në Shqipëri. “Kjo do të thotë se do të konfirmojë vullnetin tonë politik për rritjen e këmbimeve tregtare me këtë vend, i cili ka një potencial ekonomik të madh dhe është që prej dhjetorit 2009 kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze. Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se në Serbi, Anne-Marie Idrac do të konfirmojë mbështetjen e Francës për afrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojë rritjen e pranisë së ndërmarrjeve franceze në Serbi, pikërisht në projektet e mëdha, në fushat e infrastrukturës dhe të transporteve. Tregu serb, i cili përbën shtyllën kurrizore të Ballkanit, është shumë konkurrues dhe ka tërhequr tashmë disa vende të Bashkimit Evropian, citon ambasada franceze. Duke shtuar se në të dy vendet ballkanike pjesëmarrja franceze në treg është akoma shumë e vogël në krahasim me potencialin e cilësisë së marrëdhënieve tona politike, kulturore dhe historike. Për këtë arsye, konsiderohet se kjo vizitë, së bashku me përfaqësuesit e rreth njëzet sipërmarrjeve franceze, do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me këto vende.
Investimet e huaja
Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është përqendruar kryesisht në sektorin energjetik. Pas krizës ekonomike ky sektor duket se është edhe më fitim prurësi dhe si pasojë edhe investitorët e huaj kanë përqendruar vëmendjen drejt burimeve të reja të energjisë që mund të ofrojë vendi ynë. Në këtë pikë kanë ndikuar edhe deklaratat e bëra nga Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili ka theksuar gjatë takimeve të ndryshme se Shqipëria do të kthehet në një eksportues të madh të energjisë në rajonin e Ballkanit.